back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK çon në gjyq oficerin e Gardës dhe dy bashkëpunëtorë

SPAK çon në gjyq oficerin e Gardës dhe dy bashkëpunëtorë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e tre personave, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Sipas SPAK, të pandehurit janë:

Zef Mali, i akuzuar për kryerjen e veprës penale në bashkëpunim, i cili në kohën e veprimit ushtronte detyrën e oficerit të Shtabit për Menaxhimin e Forcave në Gardën e Republikës;

Kreshnik Domi, i akuzuar gjithashtu për bashkëpunim, një lidhje shoqërore e Malit;

Jemine Çoku, e akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm në formë të drejtpërdrejtë.

Hetimet, të nisura mbi bazën e informacionit të siguruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, kanë zbuluar se Zef Mali dhe Kreshnik Domi i kanë kërkuar dhe marrë 20 mijë euro Jemine Çokut, duke i premtuar se do të ushtronin ndikim tek funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas dosjes hetimore, shuma e parave është dhënë me qëllim lehtësimin e procedurave për transferimin në Shqipëri të vëllait të Çokut, Kujtim Çeliku, i dënuar në Turqi.

SPAK bën me dije se nga janari deri në tetor 2025, Mali dhe Domi kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me Çoku dhe familjarët e saj, duke i siguruar për ndikimin e tyre tek institucionet përkatëse, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë kishte nisur procedurat për transferimin e të dënuarit.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat