back to top
27.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO dënon me kusht për shkelje tenderash dy ish-funksionarë dhe një punonjëse

GJKKO dënon me kusht për shkelje tenderash dy ish-funksionarë dhe një punonjëse

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për çështjen e dyshuar të shkeljes së barazisë në tendera publike dhe falsifikimit të dokumenteve.

Në përfundim të gjykimit me rregullat e gjykimit të shkurtuar, të pandehurit Jeton Cakoni dhe Vlash Gega u shpallën fajtorë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, duke u dënuar me 8 muaj burg me kusht, si dhe u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërkohë, Irisi Tahiraj u shpall e pafajshme për akuzën e ngarkuar, ndërsa Donika Senka u dënua për falsifikim vulash dhe formularësh, me 8 muaj burg me kusht.

Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimeve me burg, me periudhë prove 16 muaj, gjatë së cilës të pandehurit duhet të shmangin kryerjen e veprave të tjera penale dhe të mbajnë kontakte me Shërbimin e Provës.

Dokumentet e sekuestruara nga Bashkia Kurbin u shpallën të falsifikuara dhe do të mbeten të shënuara si të tilla në arkiva.

Shpenzimet proceduriale dhe gjyqësore do t’u ngarkohen të pandehurve fajtorë në mënyrë solidare.

Vendimi mund të apelohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat