back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK dhe Italia shembin perandorinë e drogës në Durrës/ 52 të arrestuar...

SPAK dhe Italia shembin perandorinë e drogës në Durrës/ 52 të arrestuar në megaoperacion

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët me autoritetet italiane ku u lëshuan 52 urdhër arreste në të dy shtetet.

Drejtuesi i SPAK deklaroi se u godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri.

Altin Dumani, në konferencën për mediat u shpreh se ka dyshime të forta se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.

“Është arritur ti jepet një goditje e fuqishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilën ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.

Ky operacion i mbështetur nga hetimet e thelluara dhe shkëmbim efektiv informacioni ndërinstitucional është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë, profesionalizëm dhe besim.

Shpreh mirënjohjen për prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, Policinë e Shtetit dhe partnerët italianë që sot ndodhen mes nesh dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Falenderim për Eurojust dhe Europol për mbështetjen e dhënë gjatë hetimeve të kryera”, tha Dumani.

Mw tej, kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se qendra e grupit kriminal, lidhur me operacionin anti-drogë ‘Ura’, ishte në qytetin e Durrësit.

Dumani u shpreh se nuk do të jepen emrat e personave të arrestuar.

“Vlerësimi që i bëjmë ne që është nga grupet më të rrezikshme, niset nga disa indikatorë. Jo nga pushteti financiar, aftësia për të trafikuar sasi të mëdha kokaine.

Qendra e grupit ishte qyteti i Durrësit sa i takon emrave, ne nuk japim gjeneralitete të personave që arrestohen. Nuk kemi pse bëjmë përjashtime, që të japim gjeneralitetet e personave që janë arrestuar”, theksoi ai.

Ndërsa, kryepolici Ilir Proda tha se policia është përfshirë në ekzekutimin e masave të sigurisë.

“Policia është përfshirë vetëm dje, kur është dashur të kryehet ekzekutimi i urdhrave, nuk ka mbajtur nën mbikëqyrje asnjë”, shtoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat