back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 25 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK e vendosi në pranga për korrupsion/ Zëvendësohet Roven Zeka, emri i...

SPAK e vendosi në pranga për korrupsion/ Zëvendësohet Roven Zeka, emri i drejtorit të ri

Lorenc Shehu është emëruar si drejtues i komanduar i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, në vend në Roven Zekës, i arrestuar më urdhër të Prokurorisë së Posaçme pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shehu me gradën drejtues është prezantuar mëngjesin e sotëm si i komanduar në krye të rrugoreve te Tiranës.

Shehu me herët ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të policisë se Durrësit, nën drejtorit te policisë se Elbasanit, por dhe funksione të tjera të rëndësishme në strukturat e uniformave blu.

Kujtojmë që Roven Zeka, në cilësinë shef i Qarkullimit Rrugor Tiranë u arrestua më urdhër të SPAK dhe u la në burg me vendim të GJKKO pasi në bashkëpunim me shefin e Sektorit të Aksidenteve  Sokol Novakun dhe oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit Edison Tabakun, janë përfshirë në një skemë korruptive teksa i kanë kërkuar familjes së shtetases Anisa Vironi, 2 mijë euro me qëllim fshehjen e një aksidenti dhe mosarrestimin e kësaj të fundit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat