back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSPAK, filmi, Iliri?/ Cili është halli i vërtetë i Monika Kryemadhit?

SPAK, filmi, Iliri?/ Cili është halli i vërtetë i Monika Kryemadhit?

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e njohur më shumë për angazhimet e saj në politikë dhe për përplasjet me drejtësinë dhe Prokurorinë e Posaçme, duket se po lë pas skenën politike dhe po fokusohet në projekte të reja personale.

Së fundmi, Kryemadhi ka nisur punën për realizimin e një filmi, por jo vetëm kaq. Ajo ka hapur një kapitull tjetër të jetës së saj, duke kërkuar ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale për një “dilemë” që ka pak të bëjë me politikën: ngjyrën e flokëve.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, ajo i ka kërkuar ndjekësve të zgjedhin mes dy opsioneve, bionde apo brune  duke treguar një anë më personale dhe të afërt me publikun.

Kryemadhi, e cila prej kohësh ka vendosur të qëndrojë larg skenës politike, duket se po ndërthur projektet artistike me reflektime personale, duke dhënë kështu një tjetër dimension të figurës së saj publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat