Zbardhen diskutimet në Këshillin e Mandateve, i cili është mbledhur këtë të hënë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Gjatë mbledhjes, avokati i Ballukut deklaroi se Prokuroria ka detyrimin të provojë kushtet që pretendon kur kërkon zëvendësimin e masës. Ai theksoi se Balluku e ka zbatuar masën e vendosur, nuk është paraqitur në detyrë dhe ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal të kërkuar.
Balluku përfaqësohet në këtë proces nga dy avokatët e saj, Pamela Qirko dhe Ardian Kalia. Nga ana e strukturës së posaçme të akuzës, në mbledhje ishin të pranishëm kreu i SPAK, Klodian Braho, si dhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Kjo është mbledhja e parë e anëtarëve të Këshillit pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së vendosur nga GJKKO që shkarkoi Ballukun nga funksionet publike.
Më 6 shkurt, trupa prej tetë anëtarësh e Kushtetueses votoi 4 me 4, duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Balluku.



