back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"SPAK godet/ 3 inspektorë të IMT-së, të arrestuar për haraç, emrat

“SPAK godet/ 3 inspektorë të IMT-së, të arrestuar për haraç, emrat

Tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë janë arrestuar sot në një operacion të koordinuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Mashta është marrë pasi një shtetas raportoi se disa persona e kanë vizituar në banesën e tij në zonën e Kombinatit dhe i kërkuan para në këmbim të mosprishjes së dy tendave të paligjshme në katin e parë.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, bazuar në referimin e Policisë së Shtetit, SPAK firmosi urdhër arrestimi ndaj dy punonjësve të IMT-së. Menjëherë pas raportimit, u aktivizuan metodat speciale të hetimit, dhe u vërtetua pagesa e një shume prej 1,000 eurosh.

Të arrestuarit janë:

  • Niko Zmalaj, punonjës në Bashkinë e Tiranës (DPN 2, Drejtoria e Rrugëve)

  • Geraldo Fucia, punonjës në IMT Tiranë

  • Edmond Çela, inspektor në IMT Tiranë (Zona Pezë-Vaqarr)

Përveç këtyre, një i katërt i dyshuar, K. Zh., gjithashtu punonjës i IMT Tiranë, është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, tre persona të tjerë – një menaxher lokal dhe një kamerier,  do të hetohen në gjendje të lirë. Dyshohet se kanë tentuar të fshehin paratë e marra nga inspektoret.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat