back to top
26.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“SPAK hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë” / Altin Dumani: Krimi...

“SPAK hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë” / Altin Dumani: Krimi nuk mund të blejë apo të shpërblejë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në tryezën e organizuar nga Qendra për studimin e demokracisë,  deklaroi se SPAK është në gjendje që të kryejë hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë.

“SPAK ka treguar se është në gjendje të kryejë hetime të guximshme edhe ndaj zyrtarëve të lartë. Epoka e paprekshmërisë po lëkundet.

Kemi goditur edhe organizata kriminale të cilat janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda.

Bashkëpunimi me Interpol, Europol dhe Eurojust është shtuar.

Lufta ndaj pastrimit të parave kërkon të japë mesazhe të qarta se krimi nuk mund të blejë apo shpërblejë”, tha ai.

Ai më tej theksoi progresin e arritur në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, duke zbuluar se vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara për vitin 2024 ka arritur në 59 milionë euro.

Sipas tij kriptovalutat janë përdorur gjithnjë e më shumë nga organizatat kriminale për të blerë kokainë dhe për të pastruar të ardhurat e paligjshme.

“Goditja ndaj fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë gjithashtu ka bërë progres.

Vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në total për vitin 2024 ka rritur në vlerën 59 mln euro, këtu përfshihen edhe kriptovalutat që po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim nga organizatat kriminale me kryerjen e veprimeve të tyre duke i përdorur masivisht si për të blerë sasira kokaine dhe pastrim parash.

Lufta ndaj pastrimin e parave nga SPAK synon të japë mesazhin që krimi nuk mund të blejë apo të shpërblejë”, është shprehur Dumani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat