Asambleja e Partise Socialiste, e mbajtur paraditen e kësaj të shtune, ka shërbyer si një moment kyç për riorganizimin e strukturave politike në qarqe, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë kësaj mbledhjeje, kreu i PS dhe kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndryshimet dhe konfirmimet në drejtimin politik të qarqeve, duke synuar forcimin e organizimit dhe rritjen e efikasitetit në terren.
Ndërkohë, në qarkun e Fierit nuk ka pasur ndryshime, pasi Belinda Balluku është rikonfirmuar në rolin e saj si drejtuese politike. Ky vendim vjen në një moment kur emri i saj është përmendur edhe në debat publik, për shkak të zhvillimeve që lidhen me një hetim nga SPAK.
Megjithatë, pavarësisht zhurmës politike dhe diskutimeve në opinionin publik, Rama ka zgjedhur të mos bëjë ndryshime në këtë qark, duke i besuar vijimësinë Ballukut në drejtimin politik të Fierit.
Belinda Balluku është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për çështje që lidhen me procedura publike.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe arrestimin e saj, duke iu drejtuar Kuvendi i Shqipërisë për dhënien e autorizimit përkatës.
Megjithatë, Kuvendi e ka rrëzuar këtë kërkesë, duke bërë që Balluku të vijojë të hetohet në gjendje të lirë.
Çështja mbetet në proces hetimor, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme nga organet e drejtësisë.



