Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pushimin e çështjes penale ndaj Joniad Myzyrit, ish-kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike.
Kërkesa e prokurorisë është publikuar në faqen zyrtare të gjykatës, ku njoftohet dorëzimi i dosjes për shqyrtim në seancë paraprake dhe propozimi për pushimin e procedimit penal ndaj tij.
Myzyri ishte marrë i pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, në cilësinë e drejtuesit të Komisionit të Prokurimit Publik.
Hetimet lidhen me një procedurë prokurimi të zhvilluar në vitin 2020 për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe lotit Shpal – Ura e Repsit, me një fond limit prej rreth 219 milionë lekësh.
Sipas SPAK, gjatë kësaj procedure Komisioni i Prokurimeve Publike nuk ka marrë në konsideratë disa ankesa të operatorëve pjesëmarrës, ndërsa në shqyrtimin e rastit dyshohet se është favorizuar një bashkim operatorësh që, sipas hetimeve, kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.
Dosja tashmë pritet të shqyrtohet nga GJKKO, e cila do të vendosë përfundimisht mbi kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes.



