back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK merr të pandehur ish-drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili

SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht në hetim ish-drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili, i cili tashmë është shpallur i pandehur në kuadër të hetimeve për tentativën e hakërimit të sistemit të SPAK.

Ismaili u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK, ku qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ai është marrë në pyetje për veprat penale “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Pas daljes nga SPAK, Ismaili nuk pranoi të japë deklarata për mediat dhe u largua menjëherë.

Hetimet lidhen me ngjarjen e 12 marsit, kur SPAK u bë objekt i një tentative për ndërhyrje të paligjshme në adresat e email-it të disa prokurorëve të posaçëm. Megjithatë, sipas burimeve zyrtare, nuk është arritur të depërtohet në sistemin e brendshëm të institucionit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat