back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK ndjek gjurmët e fondeve europiane për bujqësinë/ Hetim për IPARD II

SPAK ndjek gjurmët e fondeve europiane për bujqësinë/ Hetim për IPARD II

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur një procedim penal në lidhje me dyshimet për abuzime me fondet IPARD II, programi europian që synon mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, çështja ndodhet aktualisht në fazën e hetimeve paraprake, ndërsa për momentin nuk jepen detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake.
Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen zyrtare të SPAK-ut.

Burime pranë institucioneve të drejtësisë bëjnë me dije se hetimet janë fokusuar në dyshimet për shpërdorim të fondeve bujqësore europiane, që kanë kaluar përmes programeve të financuara nga BE në kuadër të IPARD II (2018–2024), me qëllim modernizimin e fermave, agropërpunimit dhe infrastrukturës rurale.

Për momentin SPAK nuk ka bërë publikë emra konkretë apo datën e saktë të regjistrimit të procedimit penal, ndërsa hetimet pritet të zgjerojnë verifikimet në disa institucione që kanë pasur rol në administrimin e fondeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat