back to top
27.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK në ngërç për kreun e BKH-së: 11 nga 13 kandidatët pa...

SPAK në ngërç për kreun e BKH-së: 11 nga 13 kandidatët pa dokumentacion

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të shtyjë deri të martën, më 24 qershor, afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Shkak për këtë shtyrje është bërë mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë nga pjesa dërrmuese e kandidatëve. Nga 13 aplikantë që kanë shprehur interesin për këtë post të rëndësishëm, vetëm 2 kanë dorëzuar dokumentacionin në mënyrë të rregullt dhe të plotë, çka e bën të pamundur vijimin e fazës së parë të shqyrtimit për 11 të tjerët.

Mes kandidatëve renditen emra të njohur të sistemit të rendit dhe drejtësisë si ish-drejtorët e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Gledis Nano, zëvendësdrejtori aktual i BKH-së, Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.

Zgjedhja e drejtorit të ri të BKH-së vjen pas përfundimit të mandatit të kreut aktual Aida Hajnaj. Ky post konsiderohet kyç në funksionimin e hetimeve të nivelit të lartë që ndjek SPAK, ndaj edhe përzgjedhja e drejtuesit të ri pritet me interes të lartë publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat