back to top
2.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“SPAK nuk drejtohet me lëkundje”/ Musabelliu del me platformë të fortë para...

“SPAK nuk drejtohet me lëkundje”/ Musabelliu del me platformë të fortë para KLP

Kandidatja për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu, ka paraqitur sot platformën e saj në seancën dëgjimore të zhvilluar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Gjatë intervistës, ajo theksoi se drejtimi i strukturës së posaçme kërkon integritet të plotë dhe vendosmëri pa kompromis.

Musabelliu u shpreh se motivimi për kandidimin buron nga ndjenja e përgjegjësisë dhe dëshira për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të SPAK-ut.

“Motivimi për të kandiduar është ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në dy dekada përbën garanci për drejtimin e kësaj strukture,” deklaroi ajo.

Kandidatja theksoi se ky është një moment kyç për drejtësinë e posaçme dhe se kërkon një drejtim që ndërthur vendosmërinë me integritetin e palëkundur.

“Ky moment kërkon një drejtim që bashkon forcën e vendosmërisë dhe integritetin pa kompromis. Synoj një drejtim të pavarur, me rezultate konkrete,” u shpreh Musabelliu.

Procesi i intervistimit të kandidatëve për kreun e ri të SPAK vijon, ndërsa KLP pritet të marrë vendimin përfundimtar për drejtuesin e ardhshëm të strukturës së posaçme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat