Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka vendosur mosfillimin e hetimeve për kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, i cili dy javë më parë denoncoi Këshillin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpërdorim detyre në lidhje me rinumërimin e pjesshëm të kutive në qarkun e Durrësit.
Gazetarja Anila Hoxha, raporton se vendimi është marrë nga prokurori i posaçëm Sotir Kllapi.
Gjithashtu, SPAK ka vendosur mosfillim hetimi edhe për kallëzimin ndaj një grupi kriminal lidhur me këtë rast.
Ndërkohë, për çështjen e falsifikimit të rezultatit zgjedhor, SPAK ka shpallur moskompetencën dhe ia ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.
Vendimi për këtë çështje është firmosur nga prokurori Ols Dado, e cila në aktvendim thekson se nga ballafaqimi i tabelave të numërimit fillestar dhe atyre të rinumërimit ka ndryshime në numrin e votave që kanë marrë kandidatët e koalicionit të Partisë Demokratike.