back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK nxjerr SMS-të/ "Dy dëshmitarë po kërcënohen në emër të Ballukut"

SPAK nxjerr SMS-të/ “Dy dëshmitarë po kërcënohen në emër të Ballukut”

Prokurorët e SPAK kanë paraqitur në Këshillin e Mandateve një element të ri në kërkesën për autorizimin e arrestimit të ministres Belinda Balluku, duke njoftuar se dy dëshmitarë janë kërcënuar nga persona “të fortë”, të lidhur me elementë të krimit të organizuar, të cilët kanë vepruar në emër të saj.

Sipas Lapsi.al, prokurorët kanë paraqitur transkripte bisedash si prova në dosje, ku pasqyrohen komunikime kërcënuese ndaj dëshmitarëve. Këto materiale u përdorën gjatë seancës së Këshillit të Mandateve për të argumentuar ekzistencën e rrezikut që Balluku të ndikojë në procesin hetimor ose të prishë prova.

Në pyetjet e kryera nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, prokuroria konfirmoi se më 20 nëntor 2025, Balluku kishte intimiduar dy dëshmitarë duke kërkuar ndryshimin e dëshmisë së tyre.

Zëdhënësi i PD-së bëri të ditur se as Balluku, as avokatët e saj nuk kanë ngritur pretendime për ndikim apo përndjekje politike nga prokuroria.

Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën për autorizimin e arrestimit, ndërsa çështja pritet të kalojë për votim në parlament.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat