back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK rikualifikoi akuzën/ Beqaj: Ku janë paratë që kam vjedhur?

SPAK rikualifikoi akuzën/ Beqaj: Ku janë paratë që kam vjedhur?

SPAK ka ndryshuar akuzën për tre të akuzuarit e dosjes “Sterilizimi”.

Ish-ministri Ilir Beqaj, ish zv. ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, do të akuzohen tashmë si grup i strukturuar kriminal.

“Ne pranojmë të ngremë akuzat siç i sugjeron gjykata. Pavarësisht se mendojmë që akuzat e ngritura prej nesh ishin të drejta”, u shprehën prokuroret e posaçëm.

Gjatë seancës, teksa dëgjonte që t’i rëndohej akuza, ish-ministri Ilir Beqaj pyeti: Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët?

Ndërkohë që për gjashtë të tjerët, gjyqtarja tha se duhet të qëndrojnë në fuqi akuzat e ngritura nga SPAK dhe konkretisht shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve.

Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë seancës prokurori ka pyetur gjyqtaren: ju rikualifikuat akuzën duke e ndryshuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal. Sipas jush për kë kane vjedhur? Për vete apo për të tjerë?

Kësaj pyetjeje gjyqtarja i është përgjigjur: sipas akteve kane vjedhur këta të tre që sugjeroj rikualifikim akuze.

Gjykata kërkoi SPAK hetimin e 10 zyrtarëve të tjerë, pranë ministrisë të shëndetësisë, për veprat e shkeljes së barazisë në tendera, dhe korrupsion.

Seanca e radhës për “Sterilizimin” është caktuar 9 janari sepse GJKKO iu dha kohë të pandehurve të paraqesin konkluzionet për akuzat e reja.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat