back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK “shkund” Policinë e Shtetit/ Arrestohen shefa krimesh të përfshirë në grupe...

SPAK “shkund” Policinë e Shtetit/ Arrestohen shefa krimesh të përfshirë në grupe kriminale, emrat

SPAK ka kryer një operacion të gjërë në bashkëpunimn me Policinë e Shtetit.  Në ketë operacion mësohet se ka masa sigurie edhe për punonjës të Policisë së Shtetit që dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe janë të përfshirë në akte korruptive.

Aksioni ka nisur ne bazë të përgjimeve dhe komunikimeve që janë zbërthyer dhe që janë bërë nga Prokuroret e Posacëm. Pjese e këtij aksioni është bërë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Operacioni i SPAK, kontrolle në Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë Sarande e Gjirokastrës.

Në total jamë rreth 10 masa sigurie të lëshuara nga GJKKO me urdhër te SPAK.

I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

 I arrestuar është Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, i cili akuzohet për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza si dhe kolegu Ruska. Ndërkohë, një tjetër akuzë e cila rëndon mbi Alisinanajn është dhe ajo e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat