SPAK ka publikuar listën e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Pas shqyrtimit të dokumentacionit nga Komisioni i Përzgjedhjes, vetëm 7 nga 13 aplikantët u kualifikuan për të vijuar garën në fazat e mëtejshme të procesit.
Kandidatët e përzgjedhur janë:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta
Të skualifikuarit janë:
Astrit Halilaj
Haki Çako
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni
SPAK bëri të ditur se shkak për përjashtimin e kandidatëve ishte mospërmbushja e kritereve ligjore dhe mangësi në dokumentacionin e dorëzuar.
Çfarë ndodh më tej?
Tashmë, 7 kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen fazave të tjera të përzgjedhjes, sipas rregullores përkatëse, e cila përfshin:
Testime me shkrim
Vlerësime psikologjike dhe profesionale
Intervista me Komisionin e Përzgjedhjes
Procesi po zhvillohet në zbatim të nenit 148/dh të Kushtetutës së Shqipërisë, ligjit nr. 95/2016, dhe Rregullores së brendshme të SPAK-ut për zgjedhjen e kreut të BKH-së.