back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK zbulon prova të reja/ Meta apelon arrestin në Kushtetuese

SPAK zbulon prova të reja/ Meta apelon arrestin në Kushtetuese

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe lirimin e tij nga qelia. Kërkesa është depozituar nga avokati Kujtim Cakrani, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Metës nga SPAK.

Në një debat në emisionin “Ora e Fundit”, avokati Romeo Kara komentoi zhvillimet më të fundit në këtë çështje, duke theksuar se të gjitha shkallët e gjyqësorit deri më tani e kanë legjitimuar masën e arrestit për Metën.

“Të gjitha shkallët e gjykimit nuk e gjetën të drejtë pretendimin e Metës se arrestimi i tij ishte i paligjshëm. Hetimet janë të thelluara dhe po dalin provë pas prove. Janë fakte, jo fantazi të prokurorisë”, deklaroi Kara.

Ai shtoi se sipas trendit aktual të hetimeve, pozitat e Ilir Metës mund të rëndohen më tej, pasi SPAK ka siguruar elementë të rinj hetimorë, përfshirë të dhëna nga sistemi TIMS dhe telefonata të përgjuara.

“Prokuroria ka krijuar bindjen përtej dyshimit të arsyeshëm. Bëhet fjalë për vepra më të rënda se ato për të cilat akuzohet Berisha”, tha Kara.

Avokati Kara përmendi gjithashtu rolin e ish-bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhi, duke ngritur pyetjen nëse kartat bankare të përdorura prej saj i kanë sjellë përfitime direkte Metës.

“SPAK duhet të hetojë deri në fund për të verifikuar nëse Meta ka përfituar. Të përdorë darët e ligjit për të sekuestruar çdo pasuri të dyshimtë”, theksoi ai.

Çështja ndaj Ilir Metës lidhet me dyshime për korrupsion të nivelit të lartë dhe pastrim parash, akuza të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht, duke i cilësuar si politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat