back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetSpartak Ngjela: Rinumërimi në Tiranë dhe Fier nuk ndryshon rezultatin/ "Berisha del...

Spartak Ngjela: Rinumërimi në Tiranë dhe Fier nuk ndryshon rezultatin/ “Berisha del i ekspozuar”

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vendimin për rinumërimin e kutive të Tiranës dhe Fierit.

Ngjela tha se ky veprim nuk do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, pasi humbja e PD-së është e thellë dhe nuk ka prova për manipulim.

Ai ka shtuar se ky veprim mund të ketë si pasojë rrëzimin e Sali Berishës, pasi ai ka deklaruar se është i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive.

“Nuk ndikon në rezultat, se rezultati është i thellë dhe nuk kemi prova për manipulim. Po çfarë do sjellë? Do rrëzojë Saliun. I ka thënë popullit që jam i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive. Jam dakord deri këtu.

Këta po ja hapin kutitë, po e fusin në kurth dhe po i thonë: ja kush je. Çfarë do bëjë, do japë dorëheqjen apo do dalë një gënjeshtar, një ordiner rrugësh? Arsyeja kryesore politike përse nuk kërkoi hapjen e kutive është se do dilte kjo, se ishte i sigurt për rezultatin.

Ai, pasi u hapën, u bë si i tërbuar – ka impakt të rëndë psikologjik. Pyetja është: ça do bëjë PD? A do ta mbajë? Le ta mbajë kurrë nuk fitojnë me të”, tha Ngjela në Report Tv.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat