back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSpastrim në Ministrinë e Brendshme?/ Rama paralajmëron ndryshime rrënjësore në administratë

Spastrim në Ministrinë e Brendshme?/ Rama paralajmëron ndryshime rrënjësore në administratë

Pas betimit të kabinetit të ri qeveritar, Kryeministri Edi Rama prezantoi Albana Koçiun si ministre të Brendshme, e para grua që merr drejtimin e kësaj ministrie në historinë e Shqipërisë. Rama nënvizoi nevojën për një reformë të thellë në administratën e Ministrisë së Brendshme, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit deri më tani dhe duke kërkuar ndryshime rrënjësore në funksionimin e institucionit.

“Administrata e Ministrisë së Brendshme dhe ajo e Ministrisë së Jashtme jetojnë në një kohë tjetër. Nuk është çështje e punonjësve, por e vizionit. Duhet një qasje ndryshe për të përmirësuar funksionimin e këtyre institucioneve,” tha Rama.

Ai shtoi se ndryshimi fillon nga godina e ministrisë dhe nga qasja drejt një menaxhimi modern të punëve të brendshme, duke përfshirë reformimin e prefekturave dhe rritjen e kapaciteteve të administratës policore. “Institucionet që kanë humbur peshën dhe kuptimin duhet të transformohen në vlerë të shtuar për rendin publik,” theksoi Kryeministri.

Ky ndryshim vjen në kuadër të vizionit të qeverisë për një Shqipëri 2030 brenda Bashkimit Europian, ku administrata publike dhe rendi i brendshëm funksionojnë sipas standardeve europiane.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat