back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetSpiropali dhe Braçe jashtë tryezës/ PS nis turin në terren

Spiropali dhe Braçe jashtë tryezës/ PS nis turin në terren

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja që kryeministri Edi Rama po zhvillon me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave.

Sipas informacioneve, Partia Socialiste do të nisë javën e ardhshme një tur të gjerë takimesh në terren me qytetarët, të quajtur “Punët e Shqipërisë”. Në këtë tur do të përfshihen ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët, të cilët do të zhvillojnë takime në të gjithë vendin.

Ky angazhim politik pritet të zgjasë deri në muajin qershor, duke kulmuar më 12 qershor, datë që përkon me 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, mësohet se Elisa Spiropali dhe Erion Braçe janë lënë jashtë tryezës kryesore të punimeve, një fakt që dyshohet se lidhet me pozicionet e tyre aktuale, pasi nuk janë pjesë e kryesisë së grupit parlamentar apo drejtues të komisioneve.

Ndërkohë, sipas burimeve, në këtë mbledhje mungon edhe Belinda Balluku, pa u bërë ende të ditura arsyet e mospranisë së saj.

Mbledhja në Pallatin e Brigadave vjen në një moment të rëndësishëm politik, ndërsa socialistët duket se po përgatiten për një intensifikim të komunikimit me qytetarët në të gjithë vendin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat