back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetSpiropali dhe Xhafaj kundër Ballukut/ Rama i tërheq veshin Taulant Ballës?

Spiropali dhe Xhafaj kundër Ballukut/ Rama i tërheq veshin Taulant Ballës?

Në votimin e fundit në Parlament, ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, dy deputetë, Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropali, nuk morën pjesë në votim.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e mungesës së tyre, Kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo është përgjegjësi e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Nuk merrem me këtë punë. Është kryetari i grupit që ka detyrë të dëgjojë dhe të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.

Ai theksoi gjithashtu se për rastin e Belinda Balluku nuk ekzistojnë kushtet për arrestim, pasi sipas tij nuk ka akuzë për korrupsion.

“Nuk ka kusht për të ngritur dorën dhe për të arrestuar një person që nuk akuzohet për korrupsion. Parlamenti ka të drejtë të verifikojë nëse përmbushen apo jo kushtet. Nuk ka akuzë për korrupsion”, tha Rama, duke nënvizuar rolin e institucioneve ligjore dhe procedural në këtë çështje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat