back to top
19.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetVideo-Tensionet në PS/ Spiropali shmang gazetarët por ndalet nga Garda

Video-Tensionet në PS/ Spiropali shmang gazetarët por ndalet nga Garda

Elisa Spiropali ka tentuar sot të shmangë vëmendjen e mediave duke hyrë në Kuvend nga dera e pasme, por është ndaluar nga Garda e Republikës.

Gazetarët e prisnin në hyrjen kryesore të institucionit, ndërsa Spiropali ka provuar të hyjë nga një tjetër akses i godinës. Megjithatë, përpjekja e saj është bllokuar nga efektivët e Gardës, të cilët nuk kanë lejuar hyrjen pa kaluar procedurat përkatëse.

Ky episod vjen në një moment tensioni politik, pas përplasjeve të fundit brenda radhëve të Partisë Socialiste dhe debatit të zhvilluar në mbledhjen e grupit parlamentar mes Spiropalit dhe kryeministrit Edi Rama.

Disa ditë pas këtyre zhvillimeve, Spiropali ka reaguar edhe në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto të saj me syze dielli, shoqëruar me mesazhin: “Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, duke uruar ndjekësit për një të diel të bukur.

Ngjarjet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit socialist kanë përfshirë edhe një përplasje mes Spiropalit dhe ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili. Sipas raportimeve, tensionet nisën gjatë diskutimeve për strategjinë e komunikimit, kur një reagim i Spiropalit gjatë fjalës së Ismailit ka sjellë ndërhyrje nga kjo e fundit.

“Ka ndonjë gjë për të qeshur këtu?”, mësohet t’i jetë drejtuar Ismaili, duke u mbështetur më pas edhe nga kryeministri Rama, i cili i kërkoi Spiropalit të mos ndërhynte gjatë fjalës së ministres.

Situata ka vijuar me tone më të ashpra nga kryeministri, i cili i është drejtuar Spiropalit me paralajmërimin: “Mos më detyro të vij vetë aty të të nxjerr jashtë”.

Këto zhvillime vijnë në vijim të debateve të fundit brenda mazhorancës, përfshirë edhe reagimet e Spiropalit pas deklaratave të bëra nga përfaqësues të tjerë të PS lidhur me mungesat e saj në seancat parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat