back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetNdryshim në shëndetësi?/ Spitale private brenda spitaleve publike dhe tarifa për turistët

Ndryshim në shëndetësi?/ Spitale private brenda spitaleve publike dhe tarifa për turistët

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po shqyrtohet ndërtimi i një spitali privat brenda spitaleve shtetërore, si një mënyrë për të përmirësuar të ardhurat e mjekëve dhe për të rritur efikasitetin e sistemit shëndetësor.

Gjatë një vizite në Spitali Rajonal i Lezhës, Rama u shpreh se Shqipëria ka staf mjekësor cilësor, por përballet me probleme në menaxhim.

“Ne kemi mjekë dhe infermierë shumë të mirë. Problemi ynë është menaxhimi, sepse nuk e kemi traditë”, tha ai, duke shtuar se kjo është konfirmuar edhe nga bashkëpunime me profesionistë të huaj.

Sipas kryeministrit, grupe të huaja të interesuara për menaxhimin e spitaleve kanë sugjeruar krijimin e një strukture private brenda ambienteve publike, ku vetë mjekët të jenë bashkëpronarë dhe të përfitojnë financiarisht në bazë të performancës.

“Është kyç që të ndërtohet brenda spitalit një spital privat për mjekët e spitalit, në mënyrë që të kenë një kapacitet të ardhurash që varion në bazë të performancës”, theksoi Rama.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi edhe një tjetër nismë. Vendosjen e tarifave për turistët e huaj që marrin shërbime mjekësore në Shqipëri, si pjesë e një strategjie për të rritur të ardhurat në sektorin shëndetësor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat