back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuSportiSprinti final, Inter “all-in” kërkon doppietën, zikaltrit punojnë edhe në merkato

Sprinti final, Inter “all-in” kërkon doppietën, zikaltrit punojnë edhe në merkato

Me finalen e Champions-it në horizont dhe me një titull kampioni që është bërë papritur i mundshëm, Simone Inzaghi është gati të rikthejë në fushë yjet e tij për të provuar dopietën e madhe – dhe për të mbyllur në mënyrën më të mirë një sezon që tashmë është tejet pozitiv.

Kalendari është i ngarkuar, edhe për shkak të mundësisë – edhe pse të largët – të një ndeshjeje finale për titullin. Ndaj Lacios, Komos dhe PSG-së, pra, në fushë zbresin më të mirët. Gjithmonë. Nga Sommer te Calhanoglu, duke kaluar nga Barella e Thuram, me përjashtimin e vetëm për momentin që është Lautaro Martinez, i cili për arsye të dëmtimit që kaloi mund të mungojë në sfidën ndaj bardhekaltërve.

Fakti që kampionati është rihapur do t’i lejojë zikaltrit të mos mendojnë në mënyrë obsesive për finalen e Mynihut, dhe t’i afrohen asaj me përqendrim të duhur, por pa barrë mendore. Të arrijnë deri atje, ndoshta me një Scudetto në xhep, do të sillte një energji të re dhe vendimtare në këmbë – sepse asgjë nuk jep më shumë forcë sesa një fitore.

Nuk ka nevojë të thuhet që ndeshja kundër Lacios është një hap i rëndësishëm. Së pari, sepse bardhekaltërit, që po përpiqen me vështirësi të arrijnë vendet e Champions-it, nuk do të jenë një kundërshtar i lehtë. Së dyti, sepse në njëfarë mënyre, lajmet që do të vijnë nga Parma – ku do të luajë Napoli – mund të ndikojnë në ecurinë e sfidës në San Siro. Dhe sigurisht, ato që do të vijnë nga Meazza mund të shtojnë presionin mbi skuadrën e Contes.

Në pritje të sprintit final në kampionat dhe aktit të fundit në Ligën e Kampionëve, në kampin e Interit po shqyrtohet merkatoja dhe po planifikohen me kujdes lëvizjet e ardhshme.

Sa i përket repartit ofensiv, që ka padyshim nevojë për përforcime me cilësi, në Pinetina ka shumë ide, por në orët e fundit është rikthyer me forcë në skenë emri i Joshua Zirkzee. Pas një sezoni të vështirë te Manchester United, sulmuesi holandez është në kërkim të një rilindjeje dhe mund të marrë realisht në konsideratë mundësinë për t’u rikthyer të luajë në Serie A me fanellën zikaltër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat