back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 15 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Stafi i ngushtë i Metës thotë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota...

“Stafi i ngushtë i Metës thotë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS”/ Kryemadhi: Mercenarët kanë uzurpuar Partinë e Lirisë

Monika Kryemadhit pas zbatimit të masës së sigurisë në SPAK, ka folur për gazetarët.

Sipas saj, stafi i ngushtë i Ilir Metës me paturpësinë më të madhe thotë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS,

Më tej ajo ka deklaruar se mercenarët kanë uzurpuar Partinë e Lirisë.

“Stafi i ngushtë i zotit Meta me paturpësinë më të madhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS. Kur në të vërtetë, paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është një justifikim i tillë. I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PL, miqve, të votojnë Ilir Metën. Vota të shkojë si votë morale. Ça thonë zyrtarët apo mercenarët që kanë uzupruar drejtimin e PL, t’i harrojnë dhe të ecin përpara”, tha deputetja e PL.

Ajo foli edhe për divorcin me Metën duke shtuar se ishte Presidenti i PL që kërkoi një gjë të tillë, duke shtuar se nuk ka patur arsye që ajo të kërkojë seancë pajtimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat