back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetStandard i dyfishtë në ndërtim?/ PD publikon hotelin e vëllait të zyrtarit...

Standard i dyfishtë në ndërtim?/ PD publikon hotelin e vëllait të zyrtarit të Bashkisë Durrës

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së Antikorrupsionit Genta Vangjeli, ka reaguar ashpër ndaj prishjes së ndërtimeve në zonën turistike të Thethit, duke e cilësuar ndërhyrjen si një akt arbitrar dhe hipokrit nga ana e qeverisë.

“Partia Demokratike dënon me forcë veprimet arbitrare dhe të padrejta të qeverisë ndaj banorëve të Thethit, të cilët, të nxitur nga premtimet publike të Kryeministrit Edi Rama për legalizime dhe mbështetje ndaj turizmit malor, ndërtuan me mund dhe sakrificë në pronat e tyre private”, deklaroi Vangjeli.

Sipas saj, reagimi i shtetit ndaj këtyre banorëve ka qenë i dhunshëm dhe i padrejtë, duke u mohuar të drejtën për zhvillim ekonomik dhe për promovimin e turizmit në zonat malore.

“Përgjigjja shtetërore ndaj kësaj iniciative qytetare ishte një akt i dhunshëm, shembja e investimeve dhe mohimi i së drejtës për të zhvilluar jetesën dhe turizmin në zonat malore të Shqipërisë”, shtoi Vangjeli.

Akuza për standard të dyfishtë: Hoteli i zyrtarit lokal nuk preket
Në të njëjtën deklaratë, PD publikoi pamje të një hoteli në plazhin e Currilave në Durrës, për të cilin thotë se ndodhet në një zonë problematike për lejet ndërtimore, por që nuk është prekur nga ndërhyrjet shtetërore.

Sipas Partisë Demokratike, objekti është në pronësi të Edvald Iljazaj, vëllai i Ardian Iljazaj, i cili mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

“Hoteli që po ndiqni në këto pamje ndodhet në plazhin e Durrësit dhe është në pronësi të familjarit të Ardian Iljazaj, zyrtar i lartë i bashkisë Durrës. Ky objekt nuk preket, ndërkohë që në Theth shemben ndërtime të ndershme nga banorët”, theksoi Vangjeli.

PD e sheh këtë si shembull të qartë të standardit të dyfishtë, ku qytetarët pa lidhje politike përballen me shtetin, ndërsa të afërmit e pushtetarëve nuk preken.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat