back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaStarmer kundër vendimit të Izraelit për të pushtuar Gazën

Starmer kundër vendimit të Izraelit për të pushtuar Gazën

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e ka cilësuar të gabuar vendimin e kabinetit të sigurisë së Izraelit për të pushtuar tërësisht në Rripin e Gazës, duke i bërë thirrje qeverisë izraelite të tërhiqet menjëherë nga ky vendim.

“Kjo veprimtari nuk do të sjellë fundin e konfliktit dhe as nuk do të ndihmojë në lirimin e pengjeve. Do të shkaktojë më shumë gjakderdhje,” deklaroi Starmer.

Ai theksoi se kriza humanitare në Gaza po përkeqësohet çdo ditë, ndërsa pengjet e marra nga Hamasi po mbahen në kushte çnjerëzore dhe të patolerueshme.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, rritje të ndihmës humanitare, lirimin e të gjitha pengjeve nga Hamasi dhe një zgjidhje të negociuar. Hamasi nuk mund të ketë asnjë rol në të ardhmen e Gazës, duhet të largohet dhe të çarmatoset”, u shpreh Kryeministri britanik.

Starmer shtoi më tej se së bashku me aleatët ndërkombëtarë, Mbretëria e Bashkuar po punon për një plan afatgjatë për vendosjen e paqes në rajon, si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete, që synon të sigurojë një të ardhme më të ndritur si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët.

Kryeministri Starmer theksoi se zgjidhja diplomatike është e mundur, por kërkoi që palët të tërhiqen nga lufta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat