back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetStarmer përgëzon Ramën për fitoren: Vizita ime, kapitull i ri i për...

Starmer përgëzon Ramën për fitoren: Vizita ime, kapitull i ri i për marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryeministri britanik Keir Starmer, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij, Starmer theksoi se ishte një nder i veçantë të ishte kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që zhvillon një takim dypalësh në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një moment historik në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

“Është vërtet një privilegj që jam këtu si Kryeministri i parë britanik për një vizitë dypalëshe në Shqipëri. Kjo është një dëshmi e marrëdhënies së fortë që ekziston mes dy vendeve tona”, deklaroi Starmer.

Ai përgëzoi Kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe vlerësoi bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushën e emigracionit.

“Urime për fitoren elektorale. Jam i lumtur që ndodhem sot këtu për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke forcuar sigurinë në Europë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo vizitë është një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër mënyrën se si bashkëpunojmë për sfida të përbashkëta, përfshirë çështjen e emigracionit,” u shpreh kreu i qeverisë britanike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat