back to top
27.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Sterilizimi”/ Biznesmeni Ilir Rrapaj: Nuk e kam njohur zëvendësministrin e Shëndetësisë

“Sterilizimi”/ Biznesmeni Ilir Rrapaj: Nuk e kam njohur zëvendësministrin e Shëndetësisë

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mohuar njohjen me ish zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për sterilizimin, Rrapaj i pyetur nga kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi ka thënë se në momentin kur është arrestuar kishte dijeni se kush ishte.

Dëshmia:

Albana Vokshi: A e njihni Klodian Rrjepaj

Ilir Rrapaj: Do e ndaj në dy faza. Deri në gusht 2024, para 1 viti kisha dijeni se çfarë ishte dhe kush ishte.

Në momentin e arrestimit, kisha dijeni se kush ishte.

Kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencës, tani mund të them edhe që e njoh.

Albana Vokshi: Nuk e njihnit më para Klodian Rrjepajn? Ishit miq?

Ilir Rrapaj: Fjala mik ka përkufizim të veçantë. Të jesh mik është diçka e rrallë.

Kam fatkeqësisht bindjen se ky është termi më i abuzuar. S’kam patur asnjë lloj miqësie e njohje, përkundrazi. Etiketohem si me njohje të thellë me këtë person, udhëtimi im është totalisht i ndryshëm dhe i largërt, i distancuar nga udhëtimi i zotërisë në fjalë

Albana Vokshi: Nuk e njihni nga afër?

Ilir Rrapaj: Jo

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat