back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Sterilizimi”/ Flamur Noka: Beqaj na kërcënoi

“Sterilizimi”/ Flamur Noka: Beqaj na kërcënoi

Seanca e sotme plenare në Kuvend, ka nisur me përplasje seanca mes Flamur Nokës dhe kryetaren Elisa Spiropali

Noka: Dje një hajdut dy metra, një hajdut dy metër i gjatë, i burgosur politik

Spiropali: Flisni por mos fyeni.

Noka: Shkelje procedure dhe e rregullores që filloni seancën pa deputetët.

Spiropali: Janë informuar deputetët

Noka: Seanca çelet kur deputetët janë në sallë. Dje një akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës në kundërshtim me ligjin që hynë në sallën e parlamentin, inkurajuar nga dhuna e kryeministri ushtron ndaj opozitës. Një hajdut dy metra i gjatë i burgosur guxon që të sulmojë, agresojë Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë. Një hajdut një vend që të japë llogari.

Spiropali: Çdo njeri ka të drejtën e dinjitetit që nuk mund t’ja nëpërkëmbë askush

Noka: Një hajdut dy metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit, more vesh apo jo? Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët, siç bëtë me Olta Xhaçkën. U përpoqët dje që të minonit punën e komisionit. Paniku se po ju del e vërteta e hajdutërisë bën që të shkelni çdo normë dhe çdo standard. Komisioni mbrëmë ishte pa gardianë, Ilir Beqaj së bashku me avokatin guxonin të intimidonin deputetët.

Deklarata e deputetit demokrat:

Dje një hajdut dy metra i gjatë, i burgosur politik.
E para shkelje e rregullores pa papasur deputetët. Seanca parlamentare çelet kur janë deputetët në sallë, ju e keni hapur pa pasur deputetët.
Nuk mund të fillojë seanca pa korum.
E dyta, dje një akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna që ju ushtroni ndaj opozitës, i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës, në kundërshtim me ligjin që hyn në sallën e parlamentit, i inkurajuar nga dhuna që ju i jepni urdhër gardës të ushtrojë ndaj opozitës, i inkurajuar nga dhuna verbale që kryeministri i këtij vendi ushtron nga mëngjesi në darkë kundër opozitës, një hajdut dy metër i gjatë, i burgosur për vjedhje, guxon që të sulmojë, agresojë kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë.
Një hajdut në vend që të japë llogari sepse ishte i thirrur aty nën betim, për të dhënë llogari.
Një hajdut dy metër i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit.
Dhe ajo sjellje, çfarë tregon. Tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët. Të njëjtën gjë që bëtë për Olta Xhaçkën, të njëjtën gjë që doni të bëni për Frida Krifcën, si hajdute e kapur në flagrancë, u përpoqët dje, që megjithëse i burgosur, me fakte e prova, u përpoqët dje që të minoni punën e komisionit hetimor, megjithëse rregullat e komisionit i keni tjetërsuar ju dhe i keni miratuar të tjetërsuara dhe jo siç duhet të ishin.
E përsëri paniku se po ju del e vërteta e hajdutërisë në shesh, bën që ju të shkelni çdo norma, standard dhe rregullore.
Komandanti i Gardës duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit, që mbrëmë e ka lënë komisionin hetimor të shëndetësisë, pa gardistë, pa asnjë punonjës garde në sallën ku zhvillohej komisioni dhe Ilir Beqaj, hajduti dy metra së bashku me avokatin e tij, guxonin të intimidonin deputetët.
Në bazë të rregullores për Komisionet Hetimore apo dhe komisionet parlamentare, kryetari i Komisionit urdhëron gardën të hyjë apo të dalë, sikundër dhe ju keni urdhëruar në shkelje të ligjit, gardën, ashtu urdhëron dhe kryetarja.
Frika nga hetimi, ajo që ishte mbrëmë, thelbi është se ajo tregon fytyrën e hajdutërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat