back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetSubjektet që do u falen gjobat/ Zbardhet dokumenti

Subjektet që do u falen gjobat/ Zbardhet dokumenti

Një projektligj i propozuar gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme nga Partia Socialiste, ka nxitur një debat të madh mes forcave politike në Kuvend. Ky projektligj i propozuar nga mazhoranca në parlament, parashikon faljen e gjobave të vendosura për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Ky draft i bërë publik është i firmosur nga 40 deputetë të Partisë Socialiste. Kjo shkresë parashikon faljen e të gjitha masave administrative të paekzekutuara dhe të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024, në zonat rurale.

Në këtë projektligj përfshihen të gjitha ndërhyrjet e bëra nëpër banesa, në ndërtesa të cilat përdoren për qëllime blegtorie ose bujqësore, magazina, si dhe të gjithë ata njerëz të cilët nuk kanë respektuar rregullat administrative të vendosura gjatë periudhës së COVID-19.

 “Të anullojë të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale për sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në zbatim të nenit 1 të këtij ligji përfitojnë:

1.Të gjitha subjektet të cilët kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, ndërtime dhe ndërhyrje në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.

2.Të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.

3.Të gjithë individët dhe subjektet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë,” shkruhet në projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat