back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaSuel Çela kërkon të lërë burgun/ GJKK0 rrëzon kërkesën e tij

Suel Çela kërkon të lërë burgun/ GJKK0 rrëzon kërkesën e tij

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Suel Çelës për ndryshimin e masës së arrestit.

Marius Lulaj, i njohur edhe me emrin Suel Çela 36 vjeç, konsiderohet nga SPAK si kreu i organizatës kriminale të goditur nëpërmjet një operacioni të nisur të hënën në mëngjes në Shqipëri dhe disa vende të Bashkimit Europian.

Pjesë të kësaj organizate me role respektive, Prokuroria e Posaçme ka njoiftuar më herët se ishin edhe 17 persona të tjerë.

Njoftimi:

Kërkuesi Marjus (Suel) Lulaj (Çela) me datë 02.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës
kërkesën me objekt: “Revokimin e masës së sigurimit personal “ arrest në burg”, të
caktuar më vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet
    228, 229, 230, 238 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 689, datë 13.12.2024,
    vendosi:
  2. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Marjus Lulaj (alias Suel Çela), paraqitur
    nëpërmjet mbrojtësit të pajisur me prokurë të posaçme, vazhdimin e masës së
    sigurimit “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, sikurse është
    dhënë me vendimin nr. 42 datë 17.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së
    Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar.
  3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen personit nën hetim.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve nga e
    nesërmja e komunikimit të tij, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin
    dhe Krimin e Organizuar.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat