back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSula: Mora vlerësimin që nuk ma dha partia

Sula: Mora vlerësimin që nuk ma dha partia

Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, shprehu vlerësimin maksimal për kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi të fundit, duke e falënderuar për mbështetjen dhe besimin që i është dhënë në detyrën e re.

Sula vlerësoi vizionin e kryeministrit dhe premtoi se do të përmbushë detyrën me përkushtim dhe integritet, duke theksuar rëndësinë e digjitalizimit të sistemit të inspektimeve dhe ndërtimit të një strukture të organizuar dhe funksionale.

“Kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin. Diferenca qëndron në një moment thelbësor dhe nuk kam turp të them se aty ku kam kontribuar për 20 vite, në garën e fundit mora vlerësimin që nuk ma dha partia,” deklaroi Sula.

Ai garantoi gjithashtu për përmirësim të dukshëm në sistem: “Do të fillojmë të verifikojmë çdo inspektor që të jetë në pozicionin dhe me kualifikimin e duhur. Ajo sfidë që më keni hedhur, do ta përmbushim së bashku me të gjithë, të jap fjalën e burrit.”

Sula theksoi se drejtësia do të jetë prioritet dhe se do të krijohet një frymë pozitive në sistem, duke nisur nga rekrutimi i bazuar në konkurrencë dhe standardet ligjore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat