Administrata e Kuvendi i Shqipërisë u përball këtë të martë me një sulm kibernetik në sistemin IT, i cili ndikoi në postën elektronike të deputetëve dhe stafit administrativ.
Në një reagim zyrtar, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njoftoi se ka ngritur një grup pune për analizimin e incidentit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer verifikimet teknike. Sipas njoftimit, po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të vlerësuar situatën dhe për të parandaluar çdo rrezik të mëtejshëm.
“Informacione të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të vlerësimit teknik”, thuhet në njoftim. Autoritetet po punojnë për të garantuar sigurinë e sistemeve dhe të dhënave të Kuvendit.



