back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetKosovaSulmi me thikë ndaj katër personave në Ferizaj/ Policia: I dyshuari u...

Sulmi me thikë ndaj katër personave në Ferizaj/ Policia: I dyshuari u vetëdorëzua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj.

Një burrë i ka therur me thikë katër persona, prej tyre dy vajza të mitura.

Sipas policisë i dyshuari vepren e kishte kryer në tri rrugë të ndryshme të Ferizajt, ku ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive, lidhur me rastin fillimisht ishte arrestuar 59-vjeçari Ekrem Sadiku, si i dyshuar.

“Nga terreni janë siguruar videoinçizimet nga kamerat e sigurisë dhe fillimisht është dyshuar se ky ishte i dyshuari i kësaj ngjarje, sepse veshja, mbathja, flokët dhe mjekrra përputheshin dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, deri në sqarimin e plotë të rastit dhe hetimeve të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Ferizajt transmeton Klankosova.tv

Tutje në njoftim thuhet se hetuesit rajonal kanë vazhduar punën e tyre në identifikimin edhe të personave tjerë të mundshëm, të përfshirë në këtë rast, për derisa me datën 12.11.2024 rreth orës 03:00 të mëngjesit një person tjetër me inicialet F. I ( M/K) i moshës 62 vjeçar nga Ferizaj është lajmëruar në polici, i cili është i dyshuar në rastin vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari i parë E.S është liruar, ndërsa i dyshuari me inicialet F.I është ndaluar në mbajtje për 48 orë procedura tjera hetimore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat