Të paktën 18 persona mbetën të plagosur të premten në një sulm me thikë në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit të Hamburgut, në Gjermani.
Policia lokale deklaroi të shtunën se 4 nga të lënduarit, që kishin marrë plagë të rënda, janë në gjendje të qëndrueshme. Agjentët arrestuan një grua 39-vjeçare gjermane në vendin e ngjarjes, që u verifikua rreth orës 18:00, me orën lokale.
Autoritetet thanë se ekzistojnë prova konkrete për gjendjen e rëndë mendore të të dyshuarës dhe se nuk ka të dhëna për një sulm të motivuar politikisht. Gruaja e arrestuar ndodhet në gjendje arresti.
Sulmi ndodhi mes platformave 13 dhe 14 të stacionit hekurudhor, që janë të aksesueshme përmes një aksi rrugor, në momentin kur treni kishte ndaluar.
E dyshuara nisi të sulmonte me thikë pasagjerët që po prisnin, por u ndalua nga ndërhyrja e menjëhershme e dy personave civilë dhe më pas nga shërbimet e emergjencës. Të lënduarit janë të moshave nga 19 në 85 vjeç. 7 prej tyre morën plagë të lehta, 7 të tjerë të rënda dhe 4 të tjerët kritike.
Zyrtarët policorë deklaruan të shtunën se, pavarësisht se nuk ka tregues se sulmi ishte i motivuar politikisht, hetimet do të vazhdojnë.