back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaSulmi rus në Ukrainë, Trump kritikon edhe Zelenskyn

Sulmi rus në Ukrainë, Trump kritikon edhe Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun e tij rus, Vladimir Putin, pas sulmeve të fundit të Moskës në Ukrainë.

Por sipas mediave të huaja, edhe pse zemërimi i tij ishte drejtuar kryesisht ndaj presidentit rus, Trump kishte kritika të ashpra edhe për Zelenskyn.

Ai “nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë”, shkroi Trump në Truth Social të dielën.

“Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen dhe më mirë të ndalet”, shtoi ai më tej.

Marrëdhënia midis udhëheqësve amerikanë dhe ukrainas ka qenë e trazuar që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke kulmuar me një grindje para kamerave në Zyrën Ovale në shkurt.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat