back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaSulmoi fizikisht dy persona/ Arrestohet ministri në Kosovë

Sulmoi fizikisht dy persona/ Arrestohet ministri në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se dje, ka sulmuar fizikisht dy persona.

Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas Kryeziut, rasti nuk ka të bëjë me vepra të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën.

Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.

Sipas medias së Kosovës Kallxo.com, ai dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.

Ndryshe, Damka është kryetar i partisë Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat