back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetTabaku: Bizneset e vogla në krizë/ "Qeveria favorizon pakicën e pasur"

Tabaku: Bizneset e vogla në krizë/ “Qeveria favorizon pakicën e pasur”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për gjendjen ekonomike të sipërmarrjeve të vogla në vend, duke deklaruar se ato po përballen me një krizë të thellë për shkak të taksave të larta dhe mungesës së mbështetjes nga qeveria.

Sipas saj, pavarësisht se turizmi në Shqipëri po përjeton rritje, kjo nuk po përkthehet në mirëqenie për bizneset e vogla dhe familjet shqiptare. Tabaku thekson se qeveria po favorizon një pakicë të pasur, ndërsa pjesa më e madhe e ekonomisë – ajo që mban gjallë komunitetet – po shkon drejt kolapsit.

“Sipërmarrja e ndershme është lënë në mëshirë të fatit. Politikat e qeverisë nuk nxisin konkurrencën e ndershme, por e shtypin atë. Bizneset e vogla nuk përballojnë dot rritjen e kostove dhe padrejtësitë në treg”, – shkruan Tabaku në reagimin e saj.

Ajo citon të dhëna sipas të cilave numri i bizneseve të vogla është në rënie në 8 nga 12 qarqet e vendit, një shifër që sipas saj duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Kjo nuk është thjesht një krizë biznesi. Është një krizë sociale, sepse pas çdo dyqani të mbyllur, qëndron një familje që nuk arrin të mbijetojë. Pas çdo nisme të dështuar qëndron një e ardhme që po mbyllet”, – deklaron Tabaku.

Deputetja demokrate kërkon një model të ri ekonomik, ku politika tatimore të jenë të favorshme për sipërmarrjen e vogël, konkurrenca të jetë e ndershme dhe ekonomia të funksionojë në shërbim të shumicës së qytetarëve, jo vetëm të pakicës së privilegjuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat