back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTabaku: Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit, hap pas për BE-në

Tabaku: Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit, hap pas për BE-në

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi sot jashtë ambienteve të Kuvendit vendimin për përjashtimin e opozitës nga Komisioni i Integrimit. Ajo e cilësoi këtë veprim si një hap pas për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Komisioni i Integrimit ishte një domosdoshmëri që ta trajtonte procesin e integrimit si një përfshirje të të gjithë forcave politike. Fatkeqësisht, qeveria shqiptare ka dështuar me kohë me këtë proces. Përjashtimi i opozitës në këtë moment ka Komisioni është një hap pas,” tha Tabaku.

Ajo theksoi gjithashtu se ligji i miratuar nga opozita dy vite më parë parashikonte një rol të qartë për Parlamentin dhe garantonte balancën mes forcave politike në këtë proces.

“Sa më pak transparencë ka dhe pak kontroll, aq më arrogant bëhet pushteti,” shtoi deputetja demokrat.

Ky reagim vjen në një moment kur procesi i integrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian po avancojnë, ndërkohë që roli i opozitës në këtë proces konsiderohet thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat