back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetTabaku: Skandaloze, paratë e emergjencave përdoren për projekte luksi

Tabaku: Skandaloze, paratë e emergjencave përdoren për projekte luksi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi sot lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke e cilësuar menaxhimin e emergjencave si të papërgjegjshëm dhe duke kritikuar qeverinë për mungesë investimesh në sistemet e kanalizimeve dhe ujitjes.

Sipas Tabakut, fondi për Emergjencat Civile është shumë më i vogël se tre kontratat e inceneratorëve, ndërsa shqiptarët çdo vit përballen me të njëjtën situatë: përmbytje gjatë dimrit dhe zjarre në verë. “Një shtet i përgjegjshëm nuk është ai që shfaqet pasi bie zjarri apo vërshon uji për të bërë ‘adetin’”, tha ajo.

Duke iu referuar të dhënave të Emergjencave Civile, Tabaku theksoi se dëmet ekonomike nga fatkeqësitë natyrore arrijnë vlerën e 2 miliardë dollarëve, ndërkohë që qeveria në katër vitet e fundit ka dhënë vetëm 140 milionë euro për emergjenca. Deputetja akuzoi se këto para nuk përdoren për kanale apo kolektorë, por për projekte luksi që nuk i shërbejnë qytetarëve.

“Skutat me qeveritarë që zbresin në terren me çizme llastiku pasi gjithçka është shkatërruar nuk janë arritje. Janë dëshmi dështimi. Nuk është sukses të shkosh aty ku nuk mban më uji”, shtoi Tabaku.

Deputetja nënvizoi gjithashtu se mijëra hektarë tokë, prona dhe jetë njerëzish janë shkatërruar, dhe paralajmëroi se pa ndryshim të politikave dhe investimeve, situata do të përsëritet. “Ky sistem punon për pakicën, dhe faturën e paguan shumica: me xhepin, pronën dhe të ardhmen e saj,” tha ajo.

Tabaku kërkoi që qeveria të marrë masa reale për përmirësimin e infrastrukturës për emergjencat civile dhe të investojë në parandalimin e fatkeqësive natyrore, duke i dhënë fund modelit që e lë shumicën e qytetarëve të ekspozuar ndaj pasojave të fatkeqësive.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat