back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniTajani: Italia s’ble më gaz rus, kemi plan energjetik alternativ

Tajani: Italia s’ble më gaz rus, kemi plan energjetik alternativ

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar këtë të shtunë se vendi i tij nuk importon më gaz nga Rusia, edhe pse nuk ekzistojnë rregulla europiane që e ndalojnë një gjë të tillë.

Duke folur në margjinat e “Libertà”, festës së partisë së tij Forza Italia, Tajani theksoi se Italia tashmë furnizohet me gaz nga Azia Qendrore, Algjeria, Libia, si dhe me gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.

“Për naftë pothuajse nuk blejmë më asgjë. Janë kryesisht dy apo tre vende që kanë probleme energjetike. Ne kemi bërë një plan alternativ energjetik dhe nuk kemi më gaz rus. Aspekti ligjor është një gjë, por ne kemi bërë zgjedhjen tonë që në fillim. Zbatojmë sanksionet. 270 kompanitë italiane që operojnë në Rusi veprojnë në përputhje me sanksionet,” tha kreu i diplomacisë italiane, sipas Corriere Della Sera.

Tajani iu referua edhe deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se thirrja e tij që Evropa të bëjë më shumë “nuk i drejtohet Italisë”.

Deklaratat e ministrit italian vijnë në një kohë kur tensionet me Moskën janë shtuar, pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të vendeve të NATO-s nga avionë rusë. Në një takim të zhvilluar këtë të shtunë në Riga, shefat e shtabit të aleancës e cilësuan këtë sjellje të Kremlinit si të papërgjegjshme dhe premtuan forcim të mbrojtjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat