Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm ky në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë
Ky takim mbledh së bashku përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.
“Falë mënyrës së hapur dhe gatishmërisë jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë.
Ka qenë një rrugëtim i gjatë siç u përmend me elegancë nga presidenti me shumë situata ku e gjetëm veten të mbërthyer, por më duhet të them se tashmë po jetojmë në një moment ku BE na ka surprizuar me gatishmërinë dhe vullnetin për të na marrë brenda. Që kur kujtoj herën e parë të nisjes së kësaj gjëje, yjet tona tani janë në një linjë me ata të BE, jo vetëm sa i takon të ardhmes por edhe të tashmes.
Duam të përfitojmë nga ky shans e të bëjmë të mundur të jemi brenda kështjellës kur dyert të mbyllen.
Sot është momentum me të cilin ne duhet të merremi dhe nuk mund të jem më shumë mirënjohës se kaq.
Dua ta mbyll duke thënë, president Ropke është një nga miqtë më mirë të Shqipërisë dhe jemi me fat që ma ka rënë ia. Edhe pse shpejt do të zëvendësohet.
Fundi është pozitiv por rrugëtimi është i dhimbshëm. Po i japim vetes të gjitha arsyet për të ecur para pa u dorëzuar”, tha ai.