back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetTakimi i PD në Milano/ Topalli: Diaspora do të sjellë rotacionin dhe...

Takimi i PD në Milano/ Topalli: Diaspora do të sjellë rotacionin dhe ndryshimin në Shqipëri

Koordinatorja e Diasporës në PD, Jozefina Topalli, gjatë një takimi në Milano, u shpreh se shqiptarët jashtë vendit do të luajnë një rol kyç në rotacionin politik dhe ndryshimin e së ardhmes së Shqipërisë.https://www.youtube.com/embed/RdyuC-w5J_Q?feature=oembed

“Sot jemi fizikisht në Milano, por zemrat tona janë në Shqipëri, në vendlindjen që nuk e keni lënë asnjëherë pas,” u shpreh Topalli. Ajo ndau historinë e një të riu që ishte larguar nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare, duke kujtuar lotët dhe bekimin e nënës së tij, si dhe sfidat e mëdha për t’u integruar jashtë vendit.

“Sot ai ka ndërtuar një familje dhe një jetë të suksesshme, ashtu si shumë të tjerë që dikur u larguan me anije nga Durrësi, Vlora dhe Shëngjini,” shtoi ajo.

Duke theksuar rëndësinë e diasporës, Topalli shprehu bindjen se shqiptarët jashtë vendit do të jenë vendimtarë në ndryshimin e Shqipërisë, për ta bërë atë më të drejtë, më të zhvilluar dhe një vend për të cilin të gjithë të ndihen krenarë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat