back to top
3.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Takimi me Berishën pas kafes”/ Alimehmeti: Energji e re për PD, jo...

“Takimi me Berishën pas kafes”/ Alimehmeti: Energji e re për PD, jo garë për kryesi

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka treguar se është takuar së fundmi me kryedemokratin Sali Berisha, pas një kafeje me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të PD-së.

Në studion e emisionit ‘ÇdoKënd’ në A2 CNN, Alimehmeti theksoi se lëvizja e nisur nga Salianji dhe kolegët e tij nuk ka për qëllim marrjen e pozicionit të kryetarit të PD-së, por synon integrimin e energjisë së re brenda partisë.

“Doktor Berisha është kryetar i PD-së. Është moment i mirë për të përfshirë këtë energji brenda partisë, sepse na nevojitet mbështetje,” u shpreh Alimehmeti, duke shtuar se takimi me Berishën u fokusua tek dëgjimi i demokratëve në terren.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat