back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTakimi me Ramën/ Berisha tërhiqet

Takimi me Ramën/ Berisha tërhiqet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të ulet personalisht në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi krijimin e Senatit. Berisha theksoi se nuk është parashikuar pjesëmarrja e tij në diskutime direkte me kryeministrin dhe se ligji për këtë çështje nuk e parashikon një gjë të tillë.

Ai sqaroi se bisedimet do të zhvillohen nga përfaqësuesit e dy partive në komisionin parlamentar elektoral, të cilët do të diskutojnë gjithashtu çështje të lidhura me Senatin. “Ka një komision parlamentar dhe ligji nuk parashikon uljen time me Edi Ramën. Përfaqësuesit e dy partive do të diskutojnë këto çështje në komision,” tha Berisha.

Kreu i PD-së theksoi gjithashtu se është për një reduktim të numrit të deputetëve, duke theksuar se kjo do të ulë shpenzimet dhe do të lehtësojë funksionimin e Senatit. “Vendi mund të ketë një Senat me një numër më të reduktuar deputetësh, për të ulur faturën,” shtoi ai.

Deklarata e Berishës vjen në një kohë kur spekulimet për tryezat e mundshme mes liderëve politikë për reformën e Senatit kanë qenë të shumta, dhe ai duket se distancohet nga çdo negociatë direkte, duke lënë në dorë përfaqësuesit e partive të marrin vendimet e duhura brenda komisionit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat