back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuSportiTare qëndron në Angli për të finalizuar sulmuesin e ri të Milanit

Tare qëndron në Angli për të finalizuar sulmuesin e ri të Milanit

Te Milani, kërkimi për një sulmues që do t’i bashkohet Santiago Gimenez në formacionin e Max Allegrit është në fazën vendimtare.

Prej disa ditësh, përveç emrit të Dusan Vlahovic, në krye të listës së dëshirave ka kaluar Rasmus Hojlund, sulmuesi i Manchester United.

Largimet e Tammy Abraham, Luka Jovic dhe së fundmi i talentit Francesco Camarda kanën lënë boshllëqe në repartin ofensivë. Për këtë arsye, kuqezinjtë kërkojnë me ngulm një lojtar që mund të konkurrojë për një vend titullari përkrah ish-sulmuesit të Feyenoord, ndërsa drejtori sportiv Igli Tare po punon intensivisht për të mbyllur marrëveshjen.

Edhe pse kandidatura e Vlahovic mbetet e fortë, Hojlund shihet si një alternativë më e përballueshme nga ana ekonomike. Danezi fiton rreth 4 milionë euro neto në sezon, shumë më pak se paga prej 12 milionësh që kërkonte Vlahovic te Juventusi. Kjo e ka bërë 21-vjeçarin të ngjitet në krye të listës së Tares.

Megjithatë, marrëveshja me klubin anglez nuk mjafton. Pengesa kryesore mbetet vetë lojtari, i cili preferon të qëndrojë në Ligën Premier për të provuar vlerën e tij dhe për të konkurruar me Sesko e Zirkzee për një vend në formacionin e United.

Sipas La Gazzetta dello Sport, pas dy miqësoreve të United kundër Leeds dhe Chelsea, Tare vendosi të mos kthehet menjëherë në Itali, por të qëndrojë në Angli për të ndjekur nga afër bisedimet dhe për të bindur personalisht lojtarin.

Afati kohor është i qartë: brenda një jave Milani synon të ketë përgjigjen përfundimtare nga Hojlund. E marta shihet si dita vendimtare që mund të përcaktojë nëse danezi do të vishet kuqezi për sezonin e ri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat